Aksident në Strazhë, nuk ka të lënduar

Maqedonia

Aksident në Strazhë, nuk ka të lënduar

Më: 22 janar 2017 Në ora: 22:45
Ilustrim

Ndalesë në komunikacion dhe kolona të gjata ka shkaktuar aksidenti ndërmjet një autobusi me targa të Shqipërisë, i cili në orën 14:50 ka goditur një makinë të Tetovës tek vendkalimi në Strazhë, në autostradën Gostivar-Kërçovë.

Në autobus dhe makinë ka pasur udhëtarë, por asnjë nga ata nuk është lënduar. Aksidenti ka kaluar vetëm me dëme materiale, ndërsa ka pasur ndalesë në komunikacion i cili për momentin zhvillohet me vështirësi për shkak të kolonave të gjata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat