Zaevi flet për platformën shqiptare dhe mandatin rreth formimit të qeverisë së re

Maqedonia

Zaevi flet për platformën shqiptare dhe mandatin rreth formimit të qeverisë së re

Më: 23 janar 2017 Në ora: 17:29
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot pas procesit ‘Puç’ tha se po kalon afati i mandatit nga Nikolla Gruevski për formimin e qeverisë dhe pret që Gruevski të deklarojë se nuk mund të formojë qeveri dhe se ai dhe LSDM të marrin mandatin për formimin e saj.

Sipas tij, këto janë ditët e fundit nga mandati i Gruevskit për formimin e qeverisë, e cila mbaron më 29 janar.

‘Unë besoj se pas 29 janarit mandarti do të ketë në duart tona për shkak të gjitha argumenteve çka është e njohur edhe për të gjithë opinionin’, tha Zaev ndër të tjera para medias.

Në pyetjen e gazetarëve pse Zaev nuk e ka komentuar deri më tani platformën e shqiptarëve ai thekson se ditëve në vijim do të dalim me qëndrim rreth platformës dhe se partitë shqiptare e kanë publikuar platformën me qëllime konkrete, për mandatarin Gruevski që ta dëgjojë, ka shtuar Zaev. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat