OBRM-PDUKM: Zaev do të përgjigjet për krimin dhe do ta kthejë gjithçka që ka vjedhur

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev do të përgjigjet për krimin dhe do ta kthejë gjithçka që ka vjedhur

Më: 24 janar 2017 Në ora: 09:54
Zoran Zaev

OBRM-PDUKM sot përmes një komunikate për mediat në lidhje me procesin gjyqësor të rastit ‘Mitëmarrje’ ku kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev akuzohet për kërkim të mitëmarrjes, vlerëson se Zaev kërkon mënyra për t’i ikur drejtësisë.

Sipas OBRM-PDUKM, Zaev dëshiron të bashkëpunojë vetëm me PSP-në, siç thuhet, ajo është e Zaevit, ajo e mbron atë, në vend që ta penalizojë.

‘Zoran Zaev do të përgjigjet për krimin dhe do të kthejë gjithçka që ka vjedhur me principin me të cilin ka vjedhur: euro me euro, tu kthehet qytetarëve të dëmtuar’, thuhet në komunikatë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat