Java evropiane e luftës kundër kancerit në qafën e mitrës shënohet në Maqedoni

Maqedonia

Java evropiane e luftës kundër kancerit në qafën e mitrës shënohet në Maqedoni

Më: 25 janar 2017 Në ora: 15:05
Ilustrim

Nga 22 janari në Maqedoni ka filluar shënimi i Javës evropiane për luftë kundër kancerit në qafën e mitrës në kuadër të fushatës globale për parandalim të kancerit në qafë të mitrës ”Perla e Urtësisë”.

Në Maqedoni, kanceri në qafë të mitrës është në vendin e katërt të të gjitha llojeve të kancerëve, kurse te femrat është në vendin e dytë, pas kancerit të gjirit. 200 deri 250 gra preken çdo vit nga kanceri në qafë të mitrës në Maqedoni, ndërkaq rreth gjysma e tyre vdesin si pasojë e kësaj sëmundje.

Aktivitetet rreth Javës evropiane të luftës kundër kancerit në qafën e mitrës do të përmbyllen më 28 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat