Zaevi – Rekës: Qeverinë e re të Maqedonisë do ta formojë LSDM-ja

Maqedonia

Zaevi – Rekës: Qeverinë e re të Maqedonisë do ta formojë LSDM-ja

Më: 25 janar 2017 Në ora: 16:02
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev me në takim ambasadorin shqiptar në Shkup, Fatos Reka

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka pritur pasdite në takim ambasadorin shqiptar në Shkup, Fatos Reka, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Zaevi ka deklaruar se pret që pas 29 janarit, Gruevski ta kthejë mandatin për formimin e qeverisë dhe se LSDM-ja është partia e cila do të formojë qeverinë e re të Maqedonisë.

Ambasadori Reka është informuar edhe për takimet e LSDM-së me partitë shqiptare dhe pritshmëritë nga këto takime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat