Nuk dezinfektohen shkollat në Shkup, rrezikohet përhapja e gripit

Maqedonia

Nuk dezinfektohen shkollat në Shkup, rrezikohet përhapja e gripit

Më: 25 janar 2017 Në ora: 18:47
Ilustrim

Shumë shkolla fillore dhe të mesme të Shkupit vazhdojnë të zhvillojnë procesin arsimor nëpër hapësira të pa dezinfektuara. Në shkollën fillore “26 korriku” në Shuto Orizarë, e cila numëron mbi 2100 nxënës ekipet e dezinfektimit ende nuk kanë mbërritur, pavarësisht se kërkesa është bërë me kohë. Drejtori i kësaj shkolle kritikon autoritete shëndetësore, duke thënë se janë vonuar shumë për kryerjen e këtij procesi.

“Dezinfektimi është dashur të bëhet përpara se të përhapej gripi. Sikur të bëhej një gjë e tillë që atëherë nuk do vinte deri në përhapjen kaq të madhe të gripit, do kishte ndaluar numrin e të prekurve nga gripi. Në shkollën tonë numri i nxënësve me grip ka qenë 200-300, sikur më herët të dezinfektohej ky numër do ishte rreth 50-80. Faktikisht pengohej edhe zhvillimi I procesit mësimor”, tha Halit Sejdiu për Alsat-M, drejtor i Sh.F. “26 korriku” në Shkup.

Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se në këtë shkollë procesi I dezinfektimit do të kryhet gjatë ditës së nesërme.

Si pasojë e mos dezinfektimit rrezikohet përhapja e gripit, infektimeve të ndryshme dhe paraqitja e ndonjë epidemie. Nga Qendra për Shëndet Publik në Shkup thonë se ky proces higjienik pritet të përfundojë deri të premten. Vendimi për kryerjen e dezinfektimit nëpër çerdhe, shkolla dhe spitale u miratua gjatë fillimit të vitit të ri, si masë për parandalimin e gripit. Por pavarësisht se ky proces duhej të kryhet para se të nisë gjysmë vjetori i dytë shkollor, ai ende nuk është zbatuar tërësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat