A do t’i dhurojnë deputetët rrogat e para të tyre për bamirësi?

Maqedonia

A do t’i dhurojnë deputetët rrogat e para të tyre për bamirësi?

Më: 25 janar 2017 Në ora: 21:52
Kuvendi i Maqedonisë

Pas daljes në sipërfaqe të propozimit që deputetët e përbërjes së re parlamentare ta dhurojnë rrogën e tyre të parë për familjet sociale, Tv21 pyeti disa deputetë, nëse ata janë të gatshëm ta bëjnë atë. Deputetja Gjylymsere Kasapi nga LSDM tha se është dakord që t’i bashkëngjitet kësaj ideje humanitare për t’i ndihmuar të varfërit.

Edhe deputeti Afrim Gashi nga Lëvizja Besa tha se nëse do të ketë një nismë të tillë, deputetët e partisë së tij do ta mbështesin pa hezitim.

Nga Kryqi i Kuq theksuan për TV21 se xhiro-llogaria e tyre bankare është në dispozicion që deputetët të lëshojnë rrogat e tyre, për ti shpërndarë për qëllime humanitare për rastet sociale.

“Kryqi i Kuq i RM-së posedon mekanizmat e veta në këtë drejtim mund të mundëson transparencë maksimale në xhirollogaritë të cilit janë të dedikuar të këtyre aktiviteteve, jemi të gatshëm të marrim pjesë në një aktivitet të tillë, nëse ekziston gatishmëria nga deputetet”, tha sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.

Edhe “E Majta” ka mbështetur këtë nismë, që rrogat e deputetëve të shkojnë për familjet sociale.

24 ditë pas formimit të qeverisë, nga buxheti i shtetit do të duhet të ndahen 240 mijë euro për paga mujore. Paga bazë e një deputeti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është rreth 1000 euro, pa përfshirë këtu harxhimet shtesë për rrugë dhe aktivitete tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat