Gjendet i vdekur 48 vjeçari në rrethana të panjohura!

Maqedonia

Gjendet i vdekur 48 vjeçari në rrethana të panjohura!

Më: 26 janar 2017 Në ora: 10:28
Ilustrim

Në fshatin Pepelishtë të Negotinës dje pas dite është gjetur i vdekur personi O.A. i moshës 48 vjeçar në shtëpinë e tij, vdekja e të cilit është nën rrethana ende të pasqaruara, informojnë sot nga MPB.

‘Nga ana e mjekut nga Ndihma e shpejtë është kryer inspektim mbi personin dhe është konstatuar i vdekur. Policia ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes, kurse më pas inspektimin e ka marrë Prokurori publik, i cili ka urdhëruar autopsi të kufomës’, thonë nga MPB.

Arsyet për vdekjen e personit do të dihen pas raportit nga medicina gjyqësore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat