Në Maqedoni Facebook keqpërdoret më së shumti

Maqedonia

Në Maqedoni Facebook keqpërdoret më së shumti

Më: 27 janar 2017 Në ora: 17:02
Ilustrim

Të dhënat personale në Maqedoni më së shpeshti keqpërdoren në rrjetin social Facebook. 359 persona janë ankuar në vitin e kaluar në Drejtorinë për keqpërdorime të rrjeteve sociale.

80% nga këtoankesa kanë të bëjnë me krijimin e profileve fallco në facebook, kurse 20% janë për vjedhje të profileve (hack) dhe keqpërdorim të fotografive. Drejtori i kësaj Drejtorie, Goran Trajkovski, apelon te qytetarët që ta mbrojnë privatësinë e tyre dhe tëmos publikojnë të dhëna personale në rrjetet sociale.

Në lidhje me publikimin e të dhënave personale të studentëve të fakultetit të maqinerisë, Trajkovski thotë se organet mbikëqyrëse janë në fazën përfundimtare të hetimeve dhe së shpejti do të mund edhe të ngrejnë kallëzime.

Një ligj i ri për këtë çështje është dukeu përgatitur në Maqedoni. Pritet forcimi i pozicionit të oficerëve për mbrojtje të të dhënave personale dhe formimi i kompanive që do të mund ta kryejnë këtë punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat