Ekspertët: Ivanov të mos anashkaloj Zaevin

Maqedonia

Ekspertët: Ivanov të mos anashkaloj Zaevin

Më: 28 janar 2017 Në ora: 11:26
Zoran Zaev

Ekspertët vlerësojnë se nëse mandatari Gruevski dështon të formojë qeverinë, presidenti Gjorge Ivanov obligohet që mandatin për Qeverina t’ia dorëzojë liderit të LSDM-së Zoran Zaev. Profesopri Temellko Ristevski thotë se një gjë e tillë e rregullon Kushtetuta.

“Nëse e marrim parasysh Nenin 2 dhe paragrafin 2 të Kushtetutës duhet para së gjithash të vlerësohet dëshira e shumicës. Shumica e qytetarëve të Maqedonisë votuan për ndryshime dhe ata janë kundër dhënies së mandatit për VMRO – DPMNE-në dhe koalicionit të saj. Nëse dihet kjo, mendoj, nëse Gruevski nuk arrin të formoj Qeveri, atëherë qeverinë duhet ta formojë lideri i opozitës Zoran Zaev”, tha për Alsat-M profesori Temelko Risteski.

Në rast të dështimit që VMRO – DPMNE-ja të formojë Qeveri, dhe kryetari i shtetit përsëri mandatin ia jep kësaj partie, atëherë sipas ish-deputetit Esad Rahiq, në Maqedoni mund të ketë eskalim të situatës politike.

Sipas Nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë: “Presidenti i Republikës së Maqedonisë ia ndan mandatin kryetarit të asaj partie politike ose partive politike, koalicioneve të cilat do të dëshmojnë se kanë shumicë në Parlament.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat