LSDM po pret mandatin

Maqedonia

LSDM po pret mandatin

Më: 31 janar 2017 Në ora: 14:05
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev

Nga kabineti i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov vërtetojnë se ai po konsultohet me kryetarin e Gjykatës Kushtetutese, ndërkohë që pritet që ai të ndajë mandatin derisa partitë po heshin lidhur me koalicionet e mundëshme në vazhdim.

Më tej vazhdon heshtja lidhur me formimin e Qeverisë, Gruevski nuk arriti të bëj qeverinë ndërsa Zaev pret që mandati t`i ndahet atij.

LSDM nuk mund të bëj qeverinë vetëm me BDI.

Me 49 deputetë që ka, LSDM krahas BDI-së duhet të ketë edhe një parti tjetër shqiptare që të bëhet shumica prej 61 deputetë, nga BDI sot nuk janë përgjigjur nëse do ketë koalicion me LSDM, Ahmeti dhe Zaev janë takuar një herë, ndërsa në selinë e LSDM gjatë vikendit ishin edhe nënkryetarët e BDI-së.

Faktor tjerë për koalicion mbeten Lëvizja Besa dhe Aleanca për shqiptarët, Besa me 5 ndërsa Aleanda me 3 dhe PDSH me 2 mandate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat