Zaev: Ivanov të mos humbë kohë, të na e japë mandatin

Maqedonia

Zaev: Ivanov të mos humbë kohë, të na e japë mandatin

Më: 31 janar 2017 Në ora: 16:46
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot u takua me ambasadorët e Gjermanisë, Suedisë dhe Polonisë në Maqedoni, Kristine D. Althauzer, Mats Stafanson dhe Jacek Mulltanovski.

Siç kumtoi LSDM-ja, në takimin u konstatua se interes i qytetarëve dhe i Republikës së Maqedonisë është të ketë qeveri stabile, e cila do të orientohet menjëherë ndaj reformave të nevojshme dhe ndaj proceseve euroatlantike.

"Maqedonia duhet të shkojë përpara. E qartë është pas zgjedhjeve vullneti i shumicës së qytetarëve për ndryshime. Për këtë shkak kërkuam nga Gjorge Ivanovi, që qytetarët dhe Maqedonia të mos humb më kohë, të veprojë sipas Kushtetutës dhe të ma ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re. Ne presim se do ta formojmë shumicën e re parlamentare, me çka do të sigurojmë qeveri stabile reformiste, siç kanë vendosur qytetarët", tha gjatë Zaevi.

Lideri i LSDM-së, thuhet në kumtesë, i ka informuar ambasadorët për bisedat me partitë shqiptare, si dhe për bazën e Platformës së LSDM-së, në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës  dhe vërejtjet e notuara në raportet e Pribes dhe të Komisionit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat