Zaev: Në zgjedhje fitoi koncepti i bashkësisë dhe ne kështu do ta ndërtojmë Maqedoninë

Maqedonia

Zaev: Në zgjedhje fitoi koncepti i bashkësisë dhe ne kështu do ta ndërtojmë Maqedoninë

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 00:53
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i shoqëruar nga anëtari i KE të LSDM-së, Lupço Nikollovski sot pasdite u takua me ambasadoren e Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen, e shoqëruar nga shefi për çështje politike, Xhef Bili.

Në takim, siç kumtuan nga LSDM-ja, Zaev i ka shprehur pritjet e partisë rreth formimit të Qeverisë së re në Maqedoni, si dhe hapat e planifikuar në drejtim të proceseve reformuese në vend.

“Të gjithë në vend, duke e përfshirë edhe presidentin Ivanov, duhet t’i respektojnë dhe t’i ndjekin përzgjedhjen dhe pritjet e shumicës së qytetarëve, të cilët u prononcuan për ndryshime. Qëndrimi ynë është se duhet sa më parë të fillojnë procedurat për formimin e Qeverisë së re për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, ka thënë Zaev.

Ai ka sqaruar se në bazë të prioritetit të LSDM-së janë raportet e Pribesë dhe të Komisionit Evropian për realizimin e reformave të nevojshme për funksionimin e institucioneve me interes të qytetarëve.

“Në zgjedhje fitoi koncepti i bashkësisë dhe ne kështu do ta ndërtojmë Maqedoninë, në një shoqëri për të gjithë, në vend të qytetarëve për të drejta dhe obligime të barabarta dhe me kushte për jetë cilësore”, ka theksuar kryetari i LSDM-së në takimin me ambasadoren e OSBE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat