Deputetët e Maqedonisë mund të kontribuojnë në normalizimin e gjendjes politike

Maqedonia

Deputetët e Maqedonisë mund të kontribuojnë në normalizimin e gjendjes politike

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 17:46
Kuvendi i Maqedonisë

Instituti për Demokraci ka publikuar raportin e mbikëqyrjes së cilësisë së diskutimeve në Kuvendin e Maqedonisë, për periudhën korrik-tetor 2016.

Sipas raportit, deputetët mund të kontribuojnë shumë në normalizimin e gjendjes politike dhe atmosferës në kuvend. Jane Dimeski, bashkërendues i projektit ”Kuvendin nën llupë” thotë se në muajt e fundit, kuvendi nuk arriti ta shfrytëzojë potencialin për të kontribuar në tejkalimin e krizës politike në vend.

Raporti thotë se të zgjedhurit e popullit duhet të argumentojnë diskutimet që bëjnë, të përqëndrohen në analizë të argumenteve, të respektojnë kolegët e tyre dhe të përqëndrohen në zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve të interesit të gjërë publik.

Nga diskutimet e përgjithshme, 7% janë bërë nga deputetë shqiptarë, kurse 91% janë të deputetëve maqedonas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat