39 ish-deputetë të Maqedonisë kërkojnë përfitime financiare

Maqedonia

39 ish-deputetë të Maqedonisë kërkojnë përfitime financiare

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 11:11
Kuvendi i Maqedonisë

39 ish-deputetë të përbërjes së mëhershme të kuvendit kanë kërkuar përfitime financiare që duhet t’ua miratojë Komisioni i ri parlamentar për zgjedhje dhe emërime.

Nga gjithsej 123 deputetë të përbërjes së kaluar, 58 janë rizgjedhur për deputetë, kurse 24 prej tyre janë kthyer në punët e tyre të mëparshme.

Sipas Ligjit për paga dhe kompenzime tjera, ata që kanë qenë deri 6 muaj deputetë, duhet të marrin kompenzim financiar për 3 muaj, ndërkaq për 12 muaj duhet të marrin 6 muaj kompenzim, kurse ata që kanë qenë 24 muaj, duhet të marrin 9 muaj kompenzim.

Deputetët që kanë qenë mbi dy vite në këtë pozitë, duhet të marrin edhe një vit rrogë deputeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat