Zaev zbulon platformën e LSDM në negociatat me partitë shqiptare

Maqedonia

Zaev zbulon platformën e LSDM në negociatat me partitë shqiptare

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 11:30
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në takimin me ambasadorin francez Kristian Timonie ka zbuluar detajet e platformës së partisë së tyre në negociatat me partitë shqiptare, sidomos BDI.

“Themeli i platformës së LSDM-së janë raportet e Pribes dhe të komisionit Evropian. Qytetarët zgjedhën jetë kualitative, drejtësi, barazi dhe qeveria e re është e detyrueshme të zbatojë këto reforma, dhe në hijen e demokracisë të kthejë pavarsinë e institucioneve”, ka theksuar Zaev, i cili ka shtuar se me rëndësi është që të formohet Qeveria e re.

Ai shtoi se vullneti i shumicës së qytetarëve është ndryshim në ardhmërinë euro-atlantike të shtetit dhe se platforma e LSDM-së është krijuar në bazë të këtyre synimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat