Sela-Soumalainen: Deklarata e partive shqiptare është e rëndësishme për Qeverinë e ardhshme

Maqedonia

Sela-Soumalainen: Deklarata e partive shqiptare është e rëndësishme për Qeverinë e ardhshme

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 17:16
Kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH, Ziadin Sela, ne takim me shefen e Misionit te OSBE në Shkup, ambasadoren Nina Soumalainen

Kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH, Ziadin Sela, sot zhvilloi takim me shefen e Misionit te OSBE në Shkup, ambasadoren Nina Soumalainen, me të cilën diskutuan rreth situatës aktuale politike dhe rolin e shqiptarëve në vend.

Sela e informoi Ambasadoren e OSBE edhe për deklaratën e përbashkët të subjekteve politike shqiptare që e nënshkruan ate, si parakusht dhe domosdoshmëri për mbështetjen dhe formimin e qeverise së re nga te gjitha subjektet politike shqiptare.

Ai më tej shpalosi dhe i arsyetoj edhe pikat kyçe të Deklaratës politike shqiptare duke nënvizuar dhe veçuar edhe sjelljen e Ligjit për përdorimin e Gjuhës shqipe, përkrahjen e parezerve si dhe vazhdimin e mandatit të punës së Prokurorisë speciale, implementimin dhe realizimin e të gjitha pikave te deklaratës së Koisionit të Pribesë për reformimin e plotë të sistemit të drejtësisë në Maqedoni, si dhe implementimin e të gjitha reformave që do ta përshpejtonin integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe antarësimin në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat