Çka pritet nga takimi i nesërm i liderëve të partive parlamentare me eurokomisarin Hahn?

Maqedonia

Çka pritet nga takimi i nesërm i liderëve të partive parlamentare me eurokomisarin Hahn?

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 17:30
Johannes Hahn, Nikola Gruevski, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Zoran Zaev

Nesër në Maqedoni do të arrijë eurokomisari Johannes Hahn, ndërsa sot vazhdojnë me një intenzitet të fuqishëm konsultimet brendapartiake në BDI dhe LSDM për ndonjë marrëveshje eventuale për të formuar shumicë parlamentare, që do të pasojë edhe me krijimin e qeverisë së re.

Nga LSDM-ja thonë se vazhdojnë konsultimet e brendshme për një marrëveshje eventuale mes saj dhe BDI-së. Asnjëra nga dy partitë akoma nuk e pocizon se kur do të jetë takimi i radhës, ose nëse janë afër ndonjë marrëveshjeje.

Nga ana tjetër analistët presin qe diskutimet brenda partive të japin rezultat para vizitës së nesërme të eurokomisarit të BE-së Johannes Hahn, i cili pas takimit ministror në nivel të Ballkanit Perëndimor në MPJ-në maqedonase, do të ketë takime të ndara me liderët e partive parlamentare në vend.

Analisti politik njëherit edhe profesori universitar Alajdin Demiri thotë se vizita e Hahn do të tregojë se është e nevojshme që sa më shpejt  të formohet qeveria, por pa sugjeruar se si  duhet të formohet ajo nga politikanët.

Ai më tej shpjegon se qeveria e gjërë nuk do të thotë se edhe VMRO-DPMNE duhet patjetër të jetë në të.

 "Tani se a është e mundur një koalicion i gjerë me VMRO-DPMNE, unë mendoj se nuk është e mundur, për shkak se kjo qeveri  ka punuar  deri dje që të bëjë një hap të tillë, por kjo nuk u realizua",  është shprehur Demiri.

Nga partia e Nikolla Gruevskit dhe BDI-së së Ali Ahmetit edhe sot nuk komentuan asgjë për  pritjet e tyre në lidhje me takimin e nesërm me Hahn. Në një njoftim nga VMRO-DPMNE-së pas takimit të kreut të partisë Nikolla Gruevski me ambasadorin e Turqisë në Shkup Erkal Kara, kanë mohuar se arsyeja për mos-marrëveshje me BDI-në paska qenë kërkesa për punën e PSP-së, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Nuk është e vërtetë se aryeja për mospajtimin mes tyre me BDI-në, nuk ka qena puna e PSP-së. Në realitet përveq asaj çështje mbi 95 % të kohës është biseduar rreth kërkesave të BDI-së për ndryshimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, ku aty ishin dallimet kryesore” thuhet në deklaratën për shtyp nga kjo parti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat