MASH shpall thirrje publike për ndërtimin e një shkolle në Komunën e Aerodromit

Maqedonia

MASH shpall thirrje publike për ndërtimin e një shkolle në Komunën e Aerodromit

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 20:41
Ministria e Arsimit dhe Shkëncës

Ministria e Arsimit dhe Shkëncës ka shpallur thirrje publike për ndërtimin e objektit të ri në shkollën fillore “Dimitar Makedonski” në rajonin e Lisiçes në Shkup. Ofertat për ndërtimin e shkollës Ministria do t’i pranojë deri më 28 shkurt.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se në fillim të muajit maj do të fillojnë ndërtimet, ndërsa brenda një viti objekti i ri do të lëshohet në përdorim. Objekti do të zë hapësirë prej 2,840 metër katrorë, ndërsa investimi do të kushtojë 1,2 milionë euro.

Shkolla fillore “Dimitar Makedonski” ku mësojnë 600 nxënës dhe ka rreth 60 të punësuar, është shkolla më e vjetër në Komunën e Aerodromit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat