Dimitrievi i ankohet Hahn-it për deklaratat e politikanëve të shteteve fqinjë

Maqedonia

Dimitrievi i ankohet Hahn-it për deklaratat e politikanëve të shteteve fqinjë

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 11:42
Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Emil Dimitriev dhe eurokomisari Johannes Hahn

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Emil Dimitriev sot është takuar me Johannes Hahn, eurokomisionerin për politikë fqinjësore të BE-së, ku të dy e kanë theksuar rëndësinë dhe nevojën e anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe kanë dhënë notë pozitive për marrëdhëniet e ndërsjella.

‘Ai vuri në dukje se deklaratat dhe veprimet e politikanëve të caktuar nga vendet fqinje të cilat shkaktojnë ndjenja negative në mesin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, nuk kanë për qëllim në promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke shtuar se vendi ynë do të vazhdojë të zbatojë politika që përfshijnë bashkëpunimin me të gjithë aktorët në rajon në fushat e interesave të përbashkët’, shtojnë në deklaratë.

Eurokomisari Hahn ka theksuar se BE e respekton integritetin e vendit dhe ardhmërisë evropiane të Maqedonisë.

Të dy kanë theksuar se është e rëndësishme të respektohet sovraniteti në vendimmarrje për çështje të karakterit shtetëro dhe kombëtar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat