Zaev pas takimit me Hahn: Kam qëndrim pozitiv për platformën shqiptare

Maqedonia

Zaev pas takimit me Hahn: Kam qëndrim pozitiv për platformën shqiptare

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 21:16
Pamje nga takjimi i Zaevit me Hahn

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me komesarin për zgjerim Johannes Hahn deklaroi se, Hahn ka kërkuar që sa më shpejtë të formohet Qeveria. Ai për platformën shqiptare tha se ka qëndrim pozitiv, por atë përfundimtar do ta bëj publik kur ta fitojë mandatin.

Zaev tha se deri tani Ali Ahmeti, nuk i ka kërkuar materiale me shkrim, gjegjësisht dokument të nënshkruar për pranimin e platformës, por nëse e kërkon një gjë të tillë Zaev tha se do ta bëjë.

Zaev u shpreh i gatshëm të bisedojë me të gjithë partitë shqiptare, pasi ta marrë mandatin. Ndërsa në pyetjen për deklaratat e Thaçit, ai tha se është e qartë se Menduh Thaçi nuk ka qenë në shtet dhe nuk ka njohuri se çfarë ndodh në këtu.

Pas takimit me Zaevin, Hahn pritet të zhvillojë edhe takimin e fundit me Nikolla Gruevskin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat