Zaev-Kara: Shoqëri për të gjithë në Maqedoni

Maqedonia

Zaev-Kara: Shoqëri për të gjithë në Maqedoni

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 17:05
Pamje nga takimi Zaev-Kara

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot u takua me ambasadoren turke Erkal Kara me të cilën ka biseduar për procesin e formimit të qeverisë së re në Maqedoni

“Mbi 612.000 qytetarë nga të cilat bashkësitë etnike votuan për ndryshime dhe për zhvillim të Maqedonisë në frymën e vlerave demokratike evropiane. Presim se në kohë të shpejtë do ta marrim mandatin dhe se do ta formojnë Qeverinë e re të qytetarëve të Maqedonisë”, ka thënë Zaev.

Ai theksoi se një nga themelet e programit të tyre është Maqedonia të jetë një shoqëri për të gjithë.

“Qëndrimi i LSDM-së është se vetëm qytetarëve të barabartë të cilëve do t’ju mundësohet mënyrë cilësore e jetës mund me sukses të kontribuojnë ndaj zhvillim personat dhe ndaj perspektivave euroatlantike të Maqedonisë. Jemi krenarë që qëndrojmë pas këtij koncepti që e mbështetën edhe qytetarët në zgjedhje. Për të gjitha çështjet e hapura biseduam nëpër zgjidhet kushtetuese dhe shpresoj se në kohë shumë të afërt Maqedonia do të formojë Qeveri përgjegjëse në të cilën prioritet do të jetë vetëm interesat e qytetarëve”, ka thënë Zaev në takimin me ambasadoren turke. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat