Hahn flet për Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë: Nuk vjen nga jashtë ‘Regime change’, më mirë të eksportosh stabilitetin sesa të importosh jostabilitetin

Maqedonia

Hahn flet për Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë: Nuk vjen nga jashtë ‘Regime change’, më mirë të eksportosh stabilitetin sesa të importosh jostabilitetin

Nga: Fitim Dika Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 18:01
Protesta

Johannes Hahn është komisioner europian dhe detyra e tij më e vështirë është Ballkani perëndimor. Për atë vlen: “Të eksportosh stabilitetin - ose të importosh jostabilitetin.”

ZEIT ONLINE: Zoti Hahn, ju jeni përgjegjës për zgjerimin e BE. Ne e dijmë ama se europianët nuk duan më zgjerim. Si e argumentoni ju këtë detyrë të vështirë?
Johannes Hahn: Për vendet e Ballkanit perëndimor, por edhe për fqinjtë tjerë jugorë dhe lindorë vlen: Ose të eksportojmë stabilitet ose do importojmë jostabilitetin. Veçanërisht kjo vlen për Ballkanin perëndimor. Këtë e krahasoj me një fuçi plot me naftë dhe mjafton një shkrepëse për tu pushtuar gjithshka nga flakët. Përmes perspektivës europiane kju mund të evitohet.

ZEIT ONLINE: Ju mendoni se BE mund t’i humbasë shtetet e Ballkanit? Hahn: Është në interesin tonë, që në këto vende të mos ketë trazira dhe jostabilitet. Kjo vetëm se do ta rriste më shumë presionin për emigrim. Por dua të theksoj edhe që ky rajon është një vend ekonomikisht shpresëdhënës. Atje ka rritje ekonomike, që është dyfish më e lartë se mesatarja europiane. Në Ballkanin perëndimor jetojnë 20 milionë njerëz. Ky është një treg që mund ta zhvillosh. Kjo sjell shumë shanse. Por, kusht për këtë janë stabiliteti, paqa dhe shteti i së drejtës. 

ZEIT ONLINE: Para pak javësh kishim një ashpërsim të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës – madje u përmendën edhe kërcënime me luftë. A nuk është kjo një shenjë që tregon se rajoni shikon akoma mbrapa dhe jo drejt së ardhmes? 
Hahn: Kjo ngjarje është vetëm një dëshmi e tezës sime se çdo vend ka shënuar përparim, por këto nuk po qëndrojnë në një fundament të siguruar. Një fjalë e gabuar mund të çoj në shpërthimin e një konflikti. 

ZEIT ONLINE: Çfarë po ndërmerr KE kundër kësaj? 
Hahn: Unë po investohem në dy gjëra. E para: zhvillimin ekonomik. Njerëzit atje kanë nevojë për një perspektivë. Ka një papunësi të lartë të të rinjve, ka një “Rrjedhje truri”. Këtë duhet ta ndalojmë. Dhe, ka përparime inkurajuese. Kur i filluam negociatat e integrimit me Serbinë kishte një hov të investimeve të reja nga jashtë. Andaj duhet ta fuqizojmë shtetin e së drejtës

E dyta: e ashrtuquajtura procesi i Berlinit. Kjo është një formë multilaterale e bashkëpunimit të shteteve në sektorin e transportit, energjisë dhe shkëmbimit të rinjve. Kjo mundëson fuqizimin e lidhjeve të shteteve dhe shoqërive. Ne dëshirojmë që varësinë përmes punës dhe projekteve ta fuqizojmë interesin e përbashkët Atëherë do ulet apetiti i luftës.

ZEIT ONLINE: A është e orientuar elita serbë drejt Europës ose keni dyshime?
Hahn: Serbia ka një hisotir speciale dhe një dimension tjetër me pikqë qendrore: Kisha ortodokse. Besoj se elitat e Serbisë – dhe këtu e kam fjalën për kryeministrin Aleksandër Vuçiç – e dinë fort mirë, se perspektiva europiane nuk ka alternativë, për aq sa dëshirohet t’i sillet paqe dhe mirëqenie vendit. Padyshim në Serbi ka akoma politikanë që kultivojnë një retorikë nacionaliste. Kjo është kontraproduktive, sepse e hedh shikimin kah e kaluara e ngarkuar në vend të një të ardhmeje pozitive. Zgjedhjet presidenciale në Serbi e paralajmërojnë këtë. Mua ky zhvillim nuk më ka ikur. Andaj unë do organizoj në mars 2017 takim me gjashtë kryeministrat ballkanikë që të mos shumëzohet me zero ajo çfarë është arritur deri tani.

ZEIT ONLINE: A janë shtuar zëshëm nacionalistët në Ballkan, pasi Europa është dobësuar?
Hahn: Unë mendoj se fqinji i fqinjit tonë, pra Rusia, nuk ka qëndruar pasive. Poashtu edhe brenda BE ka tentativa për të ngritur mure. Poashtu edhe në BE ka mendime të mbrapshta se përmes tyre mund të arrihet diçka.

ZEIT ONLINE: A e shikoni si të rrezikshme ndikimin rus në rajon?
Hahn: Kjo është e vështirë për t’u analizuar. Këtu bëhet fjalë për të ashtuquajturën “Luftë Hibride”. Unë mendoj se kjo nuk ka ndikim në afatgjatë, por nuk është e mirë. Ne kërkojmë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe në interesin e saj është të ketë fqinj stabil. Sepse Rusia duhet të përkushtohet për prosporitetin ekonomik të qytetarëve të saj. Sa më të afërta marrëdhëniet, aq më mirë për të gjithë. Kjo natyrisht vlen edhe për Rusinë.

ZEIT ONLINE: A udhëheq Rusia një “Luftë Hibride” në Ballkan?
Hahn: Nuk dua të shkoj shumë larg dhe të përmend luftën. Por ka dezinformata dhe shënjestra për shtrimin e ndikimit, për të treguar një zë dhe imazh ndryshe. Janë metoda të njohura klasike. Por ky lloj ndikimi nuk është afatgjatë dhe për këtë jam i gëzuar.
Europa është në një pozicion të mirë. Pasi referimi i BE në Ballkanin perëndimor është aq i fuqishëm, që çdo politikan, që dëshiron të rizgjidhet, duhet të shikojë nga Europa. Në anën tjetër ne kërkojmë të ruajme miqësinë dhe partneritetin.

ZEIT ONLINE: Të ruash miqësinë, vetëm kaq? Sa mund të vlente kjo për kërcënimet e presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik, që kërkon ndarje nga Bosnja. Nuk mendoni se duhet masa tjera shtrënguese?
Hahn: Besoj se masat shtrënguese nuk japin rezultat të frytshëm. Por ne mund të marrim disa masa tjera. Edhe presidenti Dodik është i interesuar, për ti ruajtur pozicionet e tij. Kjo mund të arrihet vetëm përmes BE. Republika Srpska ka vetëm një perspektivë ekonomike dhe ajo është nëse bashkëpunon me BE. 

ZEIT ONLINE: Fjala e ditës, Maqedonia. Ju jeni marrë së tepërmi me krizën politike atje të filluar nga maji 2015, që erdhi si pasojë e protestave kundër ish kryeministrit Nikola Gruevski. Pas dy vitesh nuk shikohet se është afër fundi i krizës politike. Mendoni se i keni zhgënjyer shumë protestues pasi ndjehen të lënë pas dore nga BE?

Hahn: Është në interesin tonë për të krijuar një shtet ligjor dhe stabil në IRJM. Çdo shtet në Ballkan duhet të ketë një perspektivë europiane. Si pasojë e proceseve evolucionare ka pasur disa luhatje. Ne i jemi përkushtuar shumë dhe kemi arritur rezultate. Mjafton të përmendim që arritëm një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik. Do ishte më mirë për vendin, nëse këtë proces ta çohen përpara me gjakftohtësi dhe maturi.

ZEIT ONLINE: A është Europa e interesuar vetëm për stabilitetin e Ballkanit perëndimor? Në veçanti qetësia?
Hahn: Është gabim të mendohet se do vijë një ‘regime change’ nga jashtë. Bile kjo nuk është as qëllimi ynë. Ne respektojmë partnerët tanë si shtete sovrane. Fuqia jonë mbështetet që përmes metodave paqësore të mund të sjellim dinjitet dhe stabilitet. Ne nuk mund të flasim në një anë për respektimin e shtetit ligjor dhe proceseve demokratike dhe në të njëjtën kohë banorët e Ballkanit perëndimor ti përdorim si figura shahu.

ZEIT ONLINE: Në zgjedhjet e fundit në Ballkanin perëndimor është ulur pjesëmarrja në votime. A don të thotë kjo se ka humbur besimi në organet shtetërore?
Hahn: Unë këtë e shikoj ndryshe. Besimi në demokraci nuk është atje, por duhet të punohet për t’u arritur. Ne duhet, ashtu siç demonstruam shumë mirë në Shkup, të vërtetojmë, se gjërat në rrafshin demokratik Kushtetues mund të ndryshojnë për më mirë. Nëse kjo është e qëndrueshme, atëherë do marrin pjesë në zgjedhje qytetarët. Ata do kuptojnë se vota e tyre në fakt numërohet. Ata vijnë nga një histori në të cilën vota e tyre nuk është numëruar. Këta persona duhet ta fitojnë besimin, që ndryshe mund të jetë dhe do jetë në të ardhmen. Dhe ky ndryshim duhet të sjellë më shumë liri, drejtësi, prosportitet dhe përfitime. Shkurt: që ata do kenë një zgjidhje.

ZEIT ONLINE: Ju jeni i sigurtë se të gjithë vendet e Ballkanit do jenë një ditë pjesë e BE?
Hahn: Ky duhet të jetë qëllimi ynë.

ZEIT ONLINE: ka ndonjë afat kur mund të ndodh kjo?
Hahn: Nuk ka kuptim të flitet për afate. E rëndësishme është që gjithë forcat politike të përqendrohen për të zbatuar reformat. Këtu duhet të merren parasysh edhe kërkesat civile. BE nuk është e ngurtë, por kemi një mesazh të qartë. Nëse ju sot investoni, atëherë nesër do fitoni diçka. Pra do shpërbleheni. Banorët duhet të shijojnë përmirësimet. Ne ndërkohë kemi futur ligje të mira për luftën kundër korrupcionit, por tani mungon akoma zbatimi. Kjo mund të zbatohet me procedura konkrete - dhe të sillen dënime kur është e drejtë.

ZEIT ONLINE: Ju e dini anekdotën, që në Ballkanin perëndimor recitohet shpesh. U munduam dhe kur u bëmë gati të anëtarësohemi, BE u shpërbë.
Hahn: Vjenezët do thoshin: I frikësuari për vdekje është gjithashtu i vdekur. Unë nuk shikoj këtu asnjë rrezik ose frikë. Ne kemi parë, se pas Brexit është ngritur bashkëpunimi dhe miratimi në BE. Fuqia dhe fascinimi i Europës është megjithatë i lartë. Nuk njihemi kot si kontinenti i vendimeve racionale./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat