LSDM-ja do t’i propozojë koalicion BDI-së përmes një letre

Maqedonia

LSDM-ja do t’i propozojë koalicion BDI-së përmes një letre

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 18:25
Zoran Zaev

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) do të dërgojë një propozim në letër për koalicion me BDI-në. Siç mëson media, propozimi do të dorëzohet në ditët në vijim.

Çfarë do të ketë në propozim nuk dihet, por thuhet se letra do të përmbajë të gjitha elementet. Zaevi ka deklaruar dje se ka pika të përbashkëta si çështja e PSP-së, zbatimi i reformave të Priebe-së.

BDI-ja nuk ka ndonjë qëndrim për deklaratën e Zaevit, por burime për këtë televizion thonë se do t’u duhet kohë për të vendosin për një koalicion të mundshëm me LSDM-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat