Zaev ofendon rëndë Ali Ahmetin dhe BDI-në: Jeni të korruptuar, punoni vetëm për para

Maqedonia

Zaev ofendon rëndë Ali Ahmetin dhe BDI-në: Jeni të korruptuar, punoni vetëm për para

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 19:31
Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev gjatë një interviste të tij në kohën kur po i bënte publike të ashtuquajturat "Bomba të Zaevit" ka ofenduar rëndë lidershipin e BDI-së dhe vetë Ali Ahmetin duke i quajtur njerëz të korruptuar të cilët punojnë vetëm për para.

"Dy bomba nga 38-të  dy ishin për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), ishin speciale për to. Ja publikisht e them e korroptuar është edhe një pjesë e BDI-së dhe ikje nga kjo nuk ka së bashku me VMRO-DPMNE kanë ndarë para prone të  Republikës së Maqedonisë,të qytetarëve të saj. Për të shkretat para është çmendur jo për gjë tjetër, për pushtet dhe fuqi jo për gjë tjetër, për para bëhet fjalë dhe nuk ka dilema këtu", ka thënë Zaev, në një intervistë gjatë kohës së publikimit të "bombave".

A janë këto kërcnime që Zaev i bën për të frikësuar Ali Ahmetin dhe ekipin tij?, po bën me këtë ai shantazhë ndaj BDI-së që nënkryetarët e saj Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta që po takohen me Zaevin. Kjo mbetet një dilem që do ta zgjedh koha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat