Ja nga cila “bombë” shpëtoi Zoran Zaev

Maqedonia

Ja nga cila “bombë” shpëtoi Zoran Zaev

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 12:15
Zoran Zaev

Këshilli Penal i Gjykatës së Kumanovës solli vendim me të cilin shfajësohet lideri i LSDM-së Zoran Zaev, për padinë private të Viktor Cvetkovskit nga partia e Stevçe Jakimovskit – GROM, e cila është në koalicion me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit.

Cvetkovski e padiste Zaevin, nënkryetarin e LSDM-së Damjan Mançevski dhe kryetarin e organizatës komunale, Martin Kostovski, për shkak të publikimit të bisedës së përgjuar mes tij dhe ish ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ku flasin për sigurimin e votave për VMRO-DPMNE-në mes dy rretheve në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Kumanovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat