Qeveria e re: Nesër mblidhet edhe LSDM-ja

Maqedonia

Qeveria e re: Nesër mblidhet edhe LSDM-ja

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 00:17
Zoran Zaev

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë për nesër ka caktuar seancë të Këshillit qendror dhe ekzekutiv. Nga partia e Zoran Zaevit thonë se në mbledhjen e nesërme do të vendoset se kush do jetë mandatar në parti për formimin e qeverisë.

Në situatën kur janë tejkaluar dallimet me BDI-në për çështjet kontestuese, pritet që javën e ardhshme Zaev të dorëzojë nënshkrimet deri te presidenti Ivanov dhe të kërkojë me këtë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Pak minuta më parë edhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani ka konfirumar se partia e Ali Ahmetit kavendosur t'ia japë Zaevit nënshkrimet e deputetëve të vet për të fituar mandatin për formimin e qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat