Gruevski sonte në takim sekret me Ivanovin?!

Maqedonia

Gruevski sonte në takim sekret me Ivanovin?!

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 21:04
Nikolla Gruevski dhe George Ivanov

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski sipas informacioneve të A1on është parë duke hyrë në kabinetin presidencial të Gjorge Ivanovit, së bashku me Kiril Bozhinovskin.

Vizita e Gruevskit vjen në momentin kur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev arriti t’i mbledh 67 nënshkrime dhe Ivanov duhet t’ia dorëzojë mandatin.

Edhe pse nuk ka informacione zyrtare, Ivanov pritet t’ia jep mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili sot u zgjodh si mandatar nga partia e tij.

Ndërsa Ivanov i cili u zgjodh president nga votat e OBRM-PDUKM-së, sot mori një mesazh nga eurokomesari Johannes Hahn, se mandati duhet t’i jepet Zoran Zaevit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat