Prej tani ‘Kadastra e Maqedonisë’ do të ketë edhe shërbim online

Maqedonia

Prej tani ‘Kadastra e Maqedonisë’ do të ketë edhe shërbim online

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 15:09
‘Kadastra e Maqedonisë’

Qytetarët dhe subjektet në Maqedoni tani mund t’i kenë në formë elektronike planet urbanistike pasi Kadastrat e Maqedonisë kanë promovuar një shërbim të ri online ku janë të regjistruara të gjithë shërbimet dhe hartat e përditësuara.

Në promovim të këtij aplikacioni ishte prezent edhe kryeministri teknik i Maqedonisë, Emil Dimitriev i cili tha se bëhet fjalë për shërbim për të gjithë qytetarët dhe për subjektet dhe se do të ndikojë pozitivisht në punën e Kadastrit dhe do të mund të plotësojë disa kërkesa bazike të qytetarëve që të kenë raporte të detajuara për tokën dhe për pronën e tyre.

Në këtë shërbim online janë futur shumica e planeve urbanistike të qyteteve dhe vendbanimeve tjera të cilët kanë përmbyllur përgatitjet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat