Sytë nga Ivanovi, Zaevi po e pret!

Maqedonia

Sytë nga Ivanovi, Zaevi po e pret!

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 09:46
Gjorgje Ivanov dhe Zoran Zaev

Lideri i socialdemokratëve Zoran Zaev pasi që dorëzoi firmat e deputetëve për marrjen e mandatit nga presidenti Gjorgje Ivanov për formimin e Qeverisë, nga presidenca në ditën e dytë nuk ka asnjë përgjigje zyrtare.

Jozyrtarisht mësohet se nesër Ivanov do të deklarohet dhe do të vendos se a do tia jap mandatin Zaevit, i cili dje dorëzoi dëshminë me 67 nënshkrimet e deputetëve (49 LSDM, 10 BDI, 5 BESA dhe 3 Aleanca).

Nga LSDM kanë thënë se presin nga Ivanovi, por nga kjo parti nuk përjashtojnë edhe ndonjë skenar që mund ta luaj presidenti. Por një nga opsionet që ka qarkulluar në rrjetet sociale është se Ivanov po kërkon që mandatari i ri të ketë përkrahje më të gjerë sesa numri i tanishëm që ka siguruar Zaev.

BDI ende po mban pezull vendimin se a do të jetë pjesë e qeverisë me LSDM, edhe pse ajo paraprakisht i dha mandatet Zaevit për të siguruar numrat e nevojshëm të deputetëve për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë.

Zaev theksoi se prêt që Ivanov tia jap mandatin sa më shpejt të jetë e mundur. “Pres që të më jap mandatin në kohë sa më të shpejt që të mund të fillojmë bisedimet për formimin e Qeverisë së re të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Njëkohësisht i përcjellë porosinë qytetarëve dhe institucioneve se do të ndodhë transferimi i qetë dhe i shpejt i pushtetit për ti dhënë fund krizës dhe shteti të ecë përpara”, theksoi Zaev, i cili pas marrjes së mandatit ka në dispozicion 10 ditë për të biseduar për formimin e Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat