Zaev: Qeveria e ardhshme do të jetë qeveri e ndryshimeve

Maqedonia

Zaev: Qeveria e ardhshme do të jetë qeveri e ndryshimeve

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 14:07
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev me ambasadoren e re të Kinës në Maqedoni, Lin Lisjen

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot është takuar me ambasadoren e re të Kinës në Maqedoni, Lin Lisjen, me të cilën ka biseduar për ngjarjet aktuale politike në vend dhe pritjen nga Gjorge Ivanov në kohë sa më të shpejtë t’ia jep mandatin për formimin e qeverisë së re.

‘Qeveria e ardhshme e Maqedonisë do të jetë reformuese. Jemi të gatshëm për t’i zbatuar të gjitha reformat e nevojshme të lidhura me përparimin ekonomik të qytetarëve dhe shtetit, si dhe për të siguruar institucione të pavarura, pavarësi të plotë të gjyqësorit, mediume të pavarura. Jetë cilësore për të gjithë qytetarët dhe perspektiva të hapura për përparim dhe zhvillim të Maqedonisë, janë qëllimet tona’, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat