Zaev në pritje të mandatit, heshtje në Presidencë

Maqedonia

Zaev në pritje të mandatit, heshtje në Presidencë

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 17:02
Zoran Zaev

Ende asnjë lajm nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov nëse do t’i jep ose jo mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e Qeverisë. Edhe nga LSDM-ja nuk kanë marrë asnjë informatë nga kabineti i presidentit.

Juristët duke cituar Kushtetutën e Maqedonisë, thonë se Presidenti posedon 10 ditë afat për t’u prononcuar. Naser Ziberi nuk mohon se nga Ivanov mund të pritet qasje kundër kushtetuese në këtë rast.

“Është diksion kushtetues, se kryetari i shtetit është i obliguar që në afat prej 10 ditëve t’i jep mandatin këtij kandidati. Mandatari prej 20 ditëve Parlamentit i dorëzon programin dhe përbërjen e qeverisë dhe qeveria e propozuar nga mandatit me programin e ofruar, zgjidhet nga parlamenti me shumicë të votave. E gjithë dispozita kushtetuese mbyllet me kaq dhe çdo manovrim tjetër është jashtë kushtetues dhe paraqet shkelje të dispozitave kushtetuese”, tha juristi, Naser Ziberi.

Në rast se Ivanov vendos të mos i jep mandatin Zaevit, atëherë shumica tashmë e krijuar prej 67 deputetëve ka të drejtë inicioje procedurë në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë kjo sipas Ziberit do të përbënte fillimin e anarkisë.

“Të iniciohet procedurë para Gjykatës Kushtetuese për shkeljen e Kushtutës nga Presidenti në procedurën e dhënies së mandatit dhe e dyta Parlamenti të konstituohet dhe me shumicë të votave të zgjedh qeverinë pa dhënie të mandatin nga ana e Presidentit”, tha Ziberi.

Ziberi potencon faktin se Ivanov, sipas Kushtetutës nuk ka të drejtë të kërkojë program qeveritar nga shumica. BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët i dhanë firmat Zaevit për të marrë mandatin, ndërsa pjesëmarrjen në Qeveri e kushtëzojnë me plotësimin e pikave nga platforma e përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat