Zaev: Mogerini pret që Maqedonia të respektojë proceset demokratike

Maqedonia

Zaev: Mogerini pret që Maqedonia të respektojë proceset demokratike

Më: 2 mars 2017 Në ora: 18:25
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit me shefen e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini, theksoi është e lumtur që pas kësaj vizite BE-ja po mbetet edhe më tej e përkushtuar në ardhmërinë e Maqedonisë deri në anëtarësimin e plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Zaev theksoi se 67 mandate janë kusht demokratik normal për të marrë mandatin për formimin qeverisë.

“Prej këtu janë edhe pritjet e BE-së, se qeveria e re në rast se jep rezultate në përmbushjen e reformave, atëherë BE-ja përmes institucioneve të saja do të ketë një arsye shtesë që të angazhohet në përshpejtimin e procesit për fillimin e negociatave të Maqedonisë, për anëtarësim të plotë në strukturat euro-atlantike.

Shpresoj se Ivanovi do ta shqyrtojë vendimin e tij dhe vërtetë do t’i respektojë proceset demokratike. Proceset demokratike, përmes zgjedhjeve definojnë numrin e mandateve. Për momentin 67 mandate, nënkuptojnë 700 mijë vota dhe këtë nuk mund ta anashkaloni”, tha Zaevi, transmeton Alsat-M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat