Zaev zbulon çka bisedoi me Mogherini-n

Maqedonia

Zaev zbulon çka bisedoi me Mogherini-n

Më: 2 mars 2017 Në ora: 18:34
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev

"Jemi të gëzuar me faktin se BE-ja mbetet e përkushtuar për të ardhmen e Maqedonisë. 67 mandatet janë një kusht normal për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë, ndërsa BE-ja do të mbështesë qeverinë e ardhsme për anëtarësim të shpejtuar në këtë organizatë."

Kështu u shpreh lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me përfaqësuesen e lartë evropiane, Frederika Mogerini.

Ai kërkoi edhe njëherë nga presidenti i vendit ta analizoj vendimin e tij, përfaktin se pas 67 mandateve qëndrojnë afët 700 mijë votues. Sipas tij, prolongimi dhe vonesat mund ta përkeqësojnë dhe të eskaloj situate në Maqedoni.

Lideri i LSDM-së porosi se mbeten të përkushtuar në gjetjen e vendime të shpejta por edhe të mencura.

“Këtë nga ne e presin qytetarët, por edhe Bashkimi Evropian”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat