Zaev: Shumica e re mund të konstituojë Kuvendin

Maqedonia

Zaev: Shumica e re mund të konstituojë Kuvendin

Më: 3 mars 2017 Në ora: 16:29
Zoran Zaev

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev akuzoi kryetarin e shtetit Gjorgje Ivanov për standarde të dyfishta. Ai në një emision debativ për televizionin 24 deklaroi se kur Ivanov ia dorëzoi mandatin Gruevskit, platforma shqiptare nuk ishte aspak e problematike që VMRO – DPMNE-së ti kërkonte 61 firmat e nevojshme për krijimin e qeveirsë së re, ashtu siç veproi me LSDM-në. Zaev tha se Gruevski ka pranuar gjithçka dhe sikur Ahmeti të hiqte dorë nga specialja, kreu i VMRO-së tha Zaev ishte i gatshëm që gjuhën maqedonase të vendoste si gjuhë të dytë zyrtare.

Duhet ta dini se Platforma e shqiptarëve u shpalos diku me datë 29 dhjetor, mandatin Ivanovi e dha më 9 janar. Ivanovi para se ta jep mandatin nuk tha asgjë për platformën. 20 ditë kishte negociata për atë platformë. Dua të rikujtoj, në ditën e fundit u mblodhën të gjithë partnerët e koalicionit të VMRO – DPMNE-së dhe kishte mbledhje të komitetit ekzekutiv dhe qendror për të marrë vendim, ata pranuan edhe platformën, edhe ligjin për përdorimin e gjuhës. Sikur ti thoshte Ahmeti të largojmë Specialen, Gruevski ishte gati ta vendos gjuhën maqedonase, gjuhë të dytë – deklaroi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

Ndërsa sa i përket debatin për gjuhën shqipe dhe pohimet se me zyrtarizmin e saj shkatërrohet karakteri unitar i shtetit, Zaev tha se kjo nuk qëndron pasi shqipja edhe tani përdoret si gjuhë zyrtare. Kreu i LSDM-së tha se karakteri unitar i shtetit rrënohet pikërisht nga politikat e VMRO-së.

Uniteti i një shteti forcohet nëpërmjet një shoqërie, me unitet të të gjithë qytetarëve dhe me përpjekje që ti bëjmë të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët para shtetit që quhet Maqedoni. Këto ndarje që nxiten nga ana e kryetarit Ivanov dhe Nikolla Gruevskit i cili e ka pushtetin, absolutisht është skenari i errët për Maqedoninë – tha Zoran Zaev.

Nëse Ivanovi insiston në fund në mos-dhënien e mandatit deri në fund, Zaevi nuk përjashtoi mundësin që Kuvendi të mblidhet dhe shumica ta zgjedh kryetarin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat