LSDM: Thirrjet për zgjedhje të reja dëshirojnë thellimin e krizës

Maqedonia

LSDM: Thirrjet për zgjedhje të reja dëshirojnë thellimin e krizës

Më: 4 mars 2017 Në ora: 14:13
Zoran Zaev

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka njoftuar të shtunën se proceset demokratike kanë filluar dhe se vullneti i shumicës së qytetarëve është shprehur përmes rrugës së 67 deputetëve dhe se kjo duhet të reflektojë përmes formimit të qeverisë së re të orientuar kah reformat dhe institucionet e pavarura demokratike.

Kjo parti, ndërkaq, thirrjet e VMRO-DPMNE-së për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Maqedoni, i ka quajtur si tentim për shtyrjen dhe thellimin e krizës politike.

Kriza e re politike në Maqedoni ka ardhur pasi që presidenti i vendit George Ivanov ka refuzuar t’i japë mandatin kreut të LSDM-së Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re për shkak të platformës shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat