Zaev i bindur se nuk do të ketë gjakderdhje

Maqedonia

Zaev i bindur se nuk do të ketë gjakderdhje

Më: 4 mars 2017 Në ora: 23:09
Zoran Zaev

Koncepti ynë është Maqedonia për të gjithë, ndërsa koncepti i palës tjetër është Maqedonia vetëm e maqedonasve, ka deklaruar kryetari i Lidhijes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev i cili ka kërkuar edhe njëher qetësi midis qyteraëve, njofton Gazeta Express

"Jam i bindur se nuk do të ketë gjakderdhje. Nëse do të ndodhte kjo, atëher do të kishte ndodhur shumë më herët. Me shumë durim, përkushtim, kujdes, nëprmjet negociatave kemi ardhur deri këtu. Jam i lumtur dhe krenar për atë se jemi çliruar nga regjimi me flet-votime dhe me stilolaps", ka thënë Zaev lider i LSDM-së në një intervistë për televizionin e Kroacisë.

Ai ka theksuat se oponenca e tij politike, duke aluduar në VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit në këto moment po luan me ndjenjat etnike duke krijuar ndarje etnike.

"Koncepti ynë është Maqedonia për të gjithë, ndërsa koncepti i palës tjetër është Maqedonia vetëm e maqedonasve", thotë Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat