E Majta: Krizën duhet ta zgjidhin ata që e krijuan

Maqedonia

E Majta: Krizën duhet ta zgjidhin ata që e krijuan

Më: 8 mars 2017 Në ora: 19:19
Partia “E Majta”

Nga partia “E Majta” thonë se kriza politike në Maqedoni mund të tejkalohet nëse ka vullnet politik nga palët të cilat e sollën vendin deri në këtë pikë. Nga “E Majta” thonë se partitë shqiptare parlamentare, nëse vërtetë duan jetë më të mirë për qytetarët shqiptarë, duhet të fokusohen në zgjidhjen e problemeve kyçe të cilat i mundojnë ata.

“Duke u fshehur prapa pretendimeve etnike, vetëm demonstrojnë indiferencën e tyre për të përmirësuar jetën e shqiptarëve të zakonshëm”, thonë nga “E Majta”.

Ndërsa sa i përket krizës institucionale, ata thonë se qytetarët nuk kanë votuar për parlament jofunksional, ku deputetët marrin rrogat pa bërë asnjë punë. Për këtë arsye ata bëjnë thirrje që urgjentisht deputetët të respektojnë kushtetutën dhe të mbledhin Kuvendin, ndërsa presidenti ta jep mandatin.

“E Majta sinqerisht shpreson se partitë dhe elitat që e krijuan këtë kaos, do të gjenjnë forcë të tërhiqen nga pozicionet e tyre që sa më shpejtë të tejkalohet kriza dhe në rend dite të vijë zgjidhja e problemeve kryesore të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat