Zaev tradhton shqiptarët: Nuk ka gjuhë të dytë shqipe askund

Maqedonia

Zaev tradhton shqiptarët: Nuk ka gjuhë të dytë shqipe askund

Më: 10 mars 2017 Në ora: 14:30
Lideri i LSDM, Zoran Zaev

Në konferencën e sotme për shtyp lideri i LSDM, Zoran Zaev u fokusua tek tema që më së shumti e shqetëson opinionin e brendshëm, si shqiptar, poashtu edhe atë maqedon, duke bërë të qartë se në Maqedoni nuk do të ketë gjuhë të dytë zyrtare dhe as që në banknotat nuk do të jenë edhe në gjuhën shqipe, e as që uniformat do të jenë në dygjuhësi.

Ai pyetjes së gazetarit rreth dygjuhësisë iu përgjigj se ekspertët kushtetues kanë vlerësuar se bankënotat përdoren në tërë Maqedoninë, prandaj figurimi i një gjuhe tjetër në to do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën. Të njëjtën gjë Zaev tha se e kanë konstatuar ekspertët edhe lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në uniforma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat