LSDM: Rreziku më i madh i Maqedonisë janë OBRM-PDUKM-ja dhe Nikolla Gruevski

Maqedonia

LSDM: Rreziku më i madh i Maqedonisë janë OBRM-PDUKM-ja dhe Nikolla Gruevski

Më: 10 mars 2017 Në ora: 19:47
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev

LSDM-ja i është kundërpërgjigjur konferencës për shtyp të OBRM-PDUKM-së, ku Antonio Milloshoski deklaroi se nuk e pranojnë programin qeverisës të Zoran Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas LSDM-së, OBRM-PDUKM-ja nuk ka kapacitet ta kuptojë atë çfarë Zaevi tha para mediave për platformën e qeverisjes që ai parasheh, pasi që ta merr mandatin nga Ivanovi.

LSDM-ja konsideron se cilësia e jetës së qytetarëve, sovraniteti dhe stabiliteti i vendit, anëtarësimi në NATO dhe BE janë vlera që nuk i kupton OBRM-PDUKM-ja dhe Nikolla Gruevski.

Për këtë parti politike, kërcënimi më i madh për unitaritetin e shtetit është pikërisht urrejtja, hipokrizia dhe dëshira e OBRM-PDUKM-së dhe Gruevskit për të shpëtuar kriminalitetin dhe pasurinë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat