Ivanov i përgjigjet Zaevit: S’ka mandat

Maqedonia

Ivanov i përgjigjet Zaevit: S’ka mandat

Më: 13 mars 2017 Në ora: 17:27
Gjorgje Ivanov

Pengesat për dhënien e mandatit akoma nuk janë tërhequr, kështu theksojnë nga kabineti i presidentit Ivanov pas thirrjeve të LSDM që ai menjëherë të ndajë mandatin për Zaevin.

Presidenti Ivanov vazhdon të qëndrojë në vendimin e datës 1 mars, pengesat për të ndarë mandatin për formimin e qeverisë akoma nuk janë tërhequr, thuhet kështu në qëndrimin e kabinetit të Ivanovit.

Më 1 mars presidenti Ivanov ju drejtua qytetarëve duke kërkuar publikisht që Zaev të deklarohet kundër platformës shqiptare pasi që sipas tij vihen në pikëpyetje interesat shtetërore dhe të qytetarëve.

Sipas Ivanovit platforma e ka vënë në rrezik shtetin. “Derisa unë jam president nuk do jap mandatin ndonjë personi apo partie që e vë në rezik shtetin, integritetin dhe suverenitetin e Maqedonisë dhe nuk mendoj që të heq dorë nga ky vendim”, ka thënë Ivanov më 1 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat