Sot inspektohen aktivitetet e gazsjellësit Shkup-Tetovë-Gostivar

Maqedonia

Sot inspektohen aktivitetet e gazsjellësit Shkup-Tetovë-Gostivar

Më: 14 mars 2017 Në ora: 09:18
Gazsjellësi

Janë duke vazhduar punimet në gazsjellësin Shkup-Tetovë-Gostivar, ku sot do të kryhet edhe inspektimi i aktiviteteve.

Gazsjellësi është gjithsej në gjatësi prej 86Km, si pjesë e tretë nga Projekti për ndërtim të sistemit të gazsjellësit kombëtar në Maqedoni. Projekti është vlerësuar rreth 30 milionë euro, kurse mjetet financiare janë siguruar nëpërmjet kreditit gjerman Deutsche Bank dhe Erste group. Ndërtimi duhet të mbarojë deri në vitin 2019, njofton AIM.

Tenderin për ndërtimin e këtij gazsjellësi në fillim të vitit të kaluar e lëshoi ndërmarrja ‘Resurset energjetike të Maqedonisë’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat