Ivanovi duke mbrojtur Gruevskin po e destabilizon Maqedoninë

Maqedonia

Ivanovi duke mbrojtur Gruevskin po e destabilizon Maqedoninë

Më: 14 mars 2017 Në ora: 11:05
Kryetari i i LSDM-së, Zoran Zaev

Kryetari i i LSDM-së, Zoran Zaev, në  intervistë për median serbe, ka folur për krizën politike në Maqedoni,  zgjidhjet e mundshme për daljet nga i njëjti  si dhe për fajtorët e thellimit të krizës politike në vend.

Kreu i LSDM-së  edhe në këtë intervistë për gazetën serbe e ka porositir Ivanovin se ai  është destabilizuesi kryesor i vendit, ndërsa me mosdhënien e mandatit, ai i jep hapësirë Nikolla Gruevskit që të ikë nga përgjegjësia.

“Ivanov dhe ky pushtet në ikje që është jo-serizor i kanë shkelur të gjitha parimet e demokracisë parlamentare, e gënjejnë popullin dhe i hapin rrugë për krizë të sigurisë. Atë si politikan përgjegjës, me mbështetje që të jem kryeministër i ardhshëm, e kam për obligim që ta ndalojë. Do të vazhdojmë me hapa të mençur, nuk do t’i lejojmë skenarët që i duan për eskalim të situatës”, është shprehur Zaev.

Sipas tij edhe pse ka mundësi që pa mandatin e Ivanovit të formohet Qeveria, LSDM ende përmbahet për shkak të rrezikut nga eskalimi i protestave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat