Zaev: Ivanov destabilizuesi kryesor i Maqedonisë

Maqedonia

Zaev: Ivanov destabilizuesi kryesor i Maqedonisë

Më: 14 mars 2017 Në ora: 20:09
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka thënë se presidenti, Gjorge Ivanov është destabilizuesi kryesor i Maqedonisë dhe me mosdhënien e mandatit, ai i jep hapësirë Nikolla Gruevskit që të ikë nga përgjegjësia.

Në një intervistë për gazetën serbe, Zaev thotë se edhe pse ka mundësi që pa mandatin e Ivanovit të formohet Qeveria, LSDM ende përmbahet për shkak të rrezikut nga eskalimi i protestave.

“Ivanov dhe ky pushtet në ikje që është jo-serioz, i kanë shkelur të gjitha parimet e demokracisë parlamentare, e gënjejnë popullin dhe hapin rrugë për krizë të sigurisë. Atë si politikan përgjegjës, me mbështetje që të jem kryeministër i ardhshëm e kam për obligim që ta ndalojë. Do të vazhdojmë me hapa të mençur, nuk do të lejojmë realizimin e skenarëve për eskalim të situatës”, deklaroi Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat