Poposki takohet me deputetët gjerman, diskutojnë për krizën në Maqedoni

Maqedonia

Poposki takohet me deputetët gjerman, diskutojnë për krizën në Maqedoni

Më: 15 mars 2017 Në ora: 21:16
Pamje nga takimi i Poposkit me deputetët gjerman

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki, sot realizoi takim me përfaqësues të Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe imunitet të Bundestagut gjerman. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në takim me deputetën gjerman është biseduar për gjendjen aktuale politike në Maqedoni, lidhjet ekonomike mes dy shteteve, si dhe bashkëpunimin për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

“Në takim është theksuar ndihma e Gjermanisë për procesin euro-integrues të vendit tonë, si dhe angazhimin për përmbushjen e reformave për anëtarësim në BE dhe NATO”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme.

Nga Ministria gjithashtu thonë se deputetët kanë shprehur falënderome për rolin kyç që Maqedonia e kishte në menaxhimin me krizën e emigrantëve dhe ndalimin e migrimit ilegal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat