Zaev: Në qeverinë e ardhshme nuk do të ketë program të partive politike në largim

Maqedonia

Zaev: Në qeverinë e ardhshme nuk do të ketë program të partive politike në largim

Më: 17 mars 2017 Në ora: 15:03
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Dalëngadalë procest i kemi definuar, kishte dy arsye qesharake nga Ivanov për mosdhënien e mandatit dhe me atë zhvendosen të gjitha proceset të cilët duhet të rjedhin në afat normal. Plotësisht me të drejtë si njeri dhe parti pas të cilëve qëndrojnë 67 nënshkrime dhe kemi të drejtë të presim mandatin e për të bërë përpjekje për të formuar qeverinë, janë fjalët e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Sipas tij, urtësinë, vetëpërmbajtjen dhe tolerancën i ka vendosur në pozitën që të kenë mirëkuptim edhe atëherë kur arsyet për mosdhënien e mandatit janë qesharake.

Ai poashtu ka theksuar se nuk ka programë, deklarata, njoftime të partive politike në largim, por do të ketë programë për Qeverinë e Maqedonisë që ka përqëllim mbrojtjen e shtetit unitar, drejt rrugëtimit në BE dhe NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat