ARM-ja do të prezantohet para nxënësve të shkollave të mesme

Maqedonia

ARM-ja do të prezantohet para nxënësve të shkollave të mesme

Më: 17 mars 2017 Në ora: 17:16
ARM-ja

Përfaqësues të Ministrisë së punëve të brendshme, së bashku me ushtarët profesionistë, nënoficerë dhe oficerë të ARM-së, nga dita e hënë, 20 mars, e deri në fund të muajit prill, në shkollat e mesme të vendit do të realizojnë projektin për Popullarizimin e thirrjes ushtarake për shërbim në ARM.

Në ligjëratat e shkurtëra interaktive, nxënësit e shkollave të mesme do të kenë mundësi që të njoftohen për gjithçka që u interson rreth shërbimit ushtarak.

Qëllimi kryesor i projektit është njohja e të rinjve në Maqedoni me profesionin e ushtarakut, si edhe rritja e intersimit të tyre, fillimisht, për shërbim vullnetar ushtarak, e më tej edhe për paraqitjen nëpër konkurset për ushtarë profesionistë.

Aktiviteti do të fillojë në disa shkolla të mesme në Beles, Prilep, Qendër, Gostivar, Strumicë dhe Shtip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat