VMRO: LSDM-ja të heq dorë nga platforma e Tiranës

Maqedonia

VMRO: LSDM-ja të heq dorë nga platforma e Tiranës

Më: 18 mars 2017 Në ora: 15:46
Nikola Gruevski

VMRO-DPMN-ja vazhdon t’i bëjë thirrje LSDM-së që të heq dorë, siç thonë ato, nga platforma e Tiranës dhe nëse e bënë këtë VMRO thotë se do i jap mbështetje Zaevit të formoj Qeverinë. Ndërkohë nga kjo parti këmbëngulin për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale nëse pranohet deklarata e përbashkët e partive shqiptare.

“Heshtja e LSDM-së dhe Zaevit lidhur me deklaratat e tilla dhe të ngjashme të dhëna në periudhën e kaluar dhe mosprononcimi kundër platformës së Tiranës, sipas VMRO-DPMNE tregon se “ata janë të gatshëm të udhëheqin qeveri të Tiranës të bazuar në themelet e platformës së formuar prej një shteti të huaj dhe nën diktimin e një kryeministri të huaj. Njeriu i cili pa turp e hapi derën për debat dhe kontestimin e identitetit të Maqedonisë si dhe federalizimin e Republikës së Maqedonisë është i aboluari Zoran Zaev ‘, thuhet mes tjerash në njoftimine VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO e kanë quajtur komplot të hapur federalizimin e Piter Vanheutes dhe kanosjen e deputetes shqiptare Mesila Doda. Nga VMRO druajnë se nëse Zaev nuk heq dorë  nga platforma, atëherë të gjithë shqiptarët do të angazhohen “rreth ëndrrës për Iliridën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat