OBRM-PDUKM: Zoran Zaev në mënyrë të heshtur po miraton agjendën e Ziadin Selës

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zoran Zaev në mënyrë të heshtur po miraton agjendën e Ziadin Selës

Më: 19 mars 2017 Në ora: 10:00
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja përmes një komunikate me shkrim gjatë ditës së sotme ka akuzuar kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, se në mënyrë të heshtur po miraton agjendën e Ziadin Selës, që sipas tyre dëshiron Maqedoninë ta bëj shtet binacional dhe gjithë maqedonasit t’i largojë nga shteti.

“Ziadin Sela është njeriu që nga ia varet shumica parlamentare e LSDM-së dhe qeverisë së Tiranës së Zavit, i cili në zgjedhje para votuesve të tij u betua se nuk do të heq dorë që Maqedonia të shndërrohet në shtet binacional, ose në të kundërtën do të kërkojë federalizimin e shtetit. Të njëjtin Ziadin Sela e kemi dëgjuar nga mitingjet zgjedhore në Gostivar ku betohet e do t’i dëbojë maqedonasit nga puna, si tepricë teknologjike me çka do të lirojë vende për shqiptarët. Tanimë një kohë të gjatë e shohim si Zaev në mënyrë të heshtur po miraton agjendën e Selës, vetëm që t’i marrë 3 nënshkrimet e tij në Kuvend, edhe përkundër deklaratave të Selës se nuk e pranon flamurin dhe himnin e Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat