Ivanov nuk takon Hanin, terminin e tij ua lë aktivistëve “Për Maqedoni të përbashkët”

Maqedonia

Ivanov nuk takon Hanin, terminin e tij ua lë aktivistëve “Për Maqedoni të përbashkët”

Më: 21 mars 2017 Në ora: 11:35
Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov dhe Eurokomisari Johanes Hahn

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov nuk do të takohet me Eurokomisarin Johanes Hahn, njoftojnë nga kabineti i Presidentit, duke shtuar se Ivanov i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Hungari do të kthehet sonte vonë, kështu që nuk ka mundësi që të takoj euro-komisarin Hahn.

Se Ivanov në axhendën e tij nuk kishte paraparë takim me Hanin dhe tre euro-deputetët e tjerë i është kumtuar që të premten ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Samuell Zhbogar, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat